Qeveria në detyrë i ka ndarë të premten 255 mijë euro për pajisjen me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit që vijojnë mësimin në Luginë të Preshevës, për vitin shkollor 2025/26.
Në një njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit u bë e ditur se vendimi u mor në një mbledhje elektronike.
Pos 255 mijë eurove për nxënësit shqiptarë të Luginës, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për t’ia dhënë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” prona të Agjencisë Pyjore të Kosovës. Vendimi për shfrytëzim afatgjatë është bërë me qëllim për të realizuar projektin e sigurimit të furnizimit me ujë të pijshëm për Leposaviqin.
Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndarë edhe 40 mijë euro për dy organizata (nga 20 mijë secilës) për të organizuar ngjarje me karakter ndërkombëtar në inovacion, teknologji, ndërmarrësi e transformim digjital. Sipas Qeverisë, me këto ngjarje të organizuara nga FLOSSK ( Free Libre Open Source Software Kosova) dhe ICK (Inovation Center Kosovo), do të kontribuohet “në promovimin e Republikës së Kosovë, forcimin e imazhit të saj ndërkombëtar dhe zhvillimin e ekosistemit vendor, si dhe në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”.
-
Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe avokimin për të në SHBA e BE
-
Edhe sivjet, nxënësit e shkollave të mesme në Luginë pa libra shqip
-
Qeveria ndan më shumë se 2 milionë euro për RTK-në
-
Miliona euro për serbët e angazhuar nëpër ministri e që nuk shkojnë në punë
-
Studentët e sistemit serb jashtë ndihmës së Qeverisë