Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 304 mijë euro për pajisjen me mbi 35 mijë tekste shkollore për 3650 nxënës shqiptarë të shkollave fillore të komunave në Luginën e Preshevës si dhe për avokimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare.
Vendimi është marrë në një mbledhje elektronike të mbajtur të premten e 10 tetorit. Në vendim është theksuar se mjetet do të transferohen te Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Po ashtu kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro edhe për familjen e Afrim Bunjakut, policit që u vra në sulmin terrorist në Banjskë. Këto mjete janë ndarë për ndërtimin e një hapësire pritjeje, që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe në shenjë respekti e nderimi për jetën dhe veprën e policit.
Qeveria ka ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e Objektit në Mitrovicën e Veriut, që do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.
-
Qeveria ndan 250 mijë euro për libra për nxënësit në Luginë
-
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lindjen e Mesme
-
Qeveria ndan 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë
-
Qeveria ndan 4 mln euro për policat e sigurimit të mërgimtarëve e mbi 625 mijë për arsimin në Luginë
-
Qeveria ndan mbi 1 milion euro për bujqit në Luginë