Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria miraton agjendën legjislative 2026-2028, prioritet dy ligje

qeveria e Kosoves

Foto: Driton Paçarada

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026 – 2028. 

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë dy ligje që do t’i kenë prioritet. 

“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, ka theksua Kurti në mbledhjen e Qeverisë që është mbajtur të premten. 

Qeveria të premten gjithashtu ka miratuar edhe Projekt-rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive si dhe Projekt-programin e vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike. 

Gjithashtu Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor. 

Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit Nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017, pjesa e parë si dhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit Nr. 3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për programin IPA 2018. 

Edhe Prioritetet e Qeverisë: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe çmimet tavan Arbëri Prioritetet e Qeverisë: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe çmimet tavan

Ekzekutivi e ka miratuar edhe Projekt-rregulloren për procedurën e shqyrtimit administrativ të akteve të komunave. 

Gjithashtu Qeveria ka marrë vendim që të themelojë ndërmarrjen publike lokale “Fushë-Kosova” Sh. A. në Fushë-Kosovë dhe ndërmarrjes publike lokale “Eko Drenasi” Sh. A., në Drenas. 

Lexo përditësimet tjera
qeveria

Themelohet Këshilli për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28 vjetorit të Epopesë...