Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Themelohet Këshilli për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

qeveria

Foto: Driton Paçarada

Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryesues i këshillit do të jetë ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci me bashkëkryesues Andin Hotin - ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, si dhe anëtarë: kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku, ministrja e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, gjenerali Bashkim Jashari, drejtori i Policisë Gazmend Hoxha. Nga një përfaqësues do të jenë edhe nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Zyrës së Presidentes, Kuvendit, Zyrës së Kryeministrit, si dhe Asociacionit të Komunave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Epopeja mbahet më 5, 6 dhe 7 mars.

Qeveria miraton pakon e 19-të të masave kundër Rusisë e Bjellorusisë

1 o. më parë / 20 shk 2026 09:49
qeveria

Photo: Driton Paçarada

Qeveria e Kosova ka miratuar pakon e 19-të të masave kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka miratuar 18 pako paraprake të masave kundër këtyre shteteve, me të fundit të miratuar në shtator të vitit 2025. Ai ka theksuar se sanksionet janë në përputhje me masat e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

E, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova synon promovimin e paqes, demokracisë dhe lirinë e njeriut, teksa theksoi se vendimi i Qeverisë kontribuon në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe SHBA-në.

“Pakoja synon sektorin e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë dhe zinxhirët e furnizimet me mallra ushtarakë, shërbimet strategjike përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale dhe ndërmerr masa lidhur me kontrollin e lëvizjes së diplomatëve rusë dhe përgjegjësinë për rrëmbimi  dhe deportimin  e fëmijëve ukrainas. Masat përfshijnë masa ndaj Bjellorusisë”, ka theksuar Konjufca.  

Qeveria miraton Projekt-programin e projektligjeve 2026-2028, prioritet dy ligje

1 o. më parë / 20 shk 2026 09:33
qeveria e Kosoves

Photo: Driton Paçarada

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026 – 2028. 

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se janë dy ligje që do t’i kenë prioritet. 

“Në kuadër të agjendës legjislative do të prioritizojmë procedimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe Projektligjin e ri për çmimet tavan”, ka theksua Kurti në mbledhjen e Qeverisë që është mbajtur të premten. 

Qeveria të premten gjithashtu ka miratuar edhe Projekt-rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të ministrive si dhe Projekt-programin e vlerësimit Ex-Post të Akteve Juridike. 

Gjithashtu Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor. 

Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit Nr. 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017, pjesa e parë si dhe Projektligjin për ratifikimin e amendamentit Nr. 3 të marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për programin IPA 2018. 

Ekzekutivi e ka miratuar edhe Projekt-rregulloren për procedurën e shqyrtimit administrativ të akteve të komunave. 

Gjithashtu Qeveria ka marrë vendim që të themelojë ndërmarrjen publike lokale “Fushë-Kosova” Sh. A. në Fushë-Kosovë dhe ndërmarrjes publike lokale “Eko Drenasi” Sh. A., në Drenas.