Pas propozimit të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept dokumentin për Arkivat e Kosovës.
Njoftimi u dha nga vetë Gashi, i cili tha se ky dokument ka për synim zhvillimin e politikave në lidhje me përmirësimin e ngritjes dhe funksionalizimin e plotë të rrjetit arkivor, resurseve njerëzore, infrastrukturën fizike, grumbullimin e materialeve arkivore, digjitalizimin e dokumenteve etj.
“Njëra ndër çështjet më të rëndësishme të këtij dokumenti është digjitalizimi i dokumenteve arkivore, si dhe shfrytëzimi i informacioneve që ofrojnë dokumentet, të cilat do të ndikonin njëkohësisht edhe në ruajtjen fizike të tyre nga shkatërrimi i mundshëm fizik, e posaçërisht do ta ngriste efiçiencën për shfrytëzim më efikas të lëndës arkivore nga hulumtuesit”, deklaroi ministri./KsP.
-
Miratohen koncept dokumentet për Trashëgiminë kulturore dhe të Drejtën e Autorit
-
Qeveria miraton koncept-dokumentin për gjykatën administrative dhe të punës
-
Opozita kërkon që shërbimi arkivor të rikthehet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit
-
Kosova me ligj synon t’i rikthejë materialet arkivore që iu morën joligjërisht
-
Qeveria miraton koncept-dokumentin për vettingun