Qeveria e Kosovës ka uruar është një herë qytetarët për liberalizimin e vizave. Qeveria ka shpërndarë një video në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera janë përmbledhur sekuenca nga konferenca për media e kryeministrit Albin Kurti e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla, që është mbajtur të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ditën e parë të liberalizimit të vizave.
“Të gjithë qytetarëve, edhe një herë urime viti i ri 2024, e për herë të fundit, urime liberalizimi i vizave. Kudo që të udhëtojmë, le ta kujtojmë e kurrë mos të harrojmë, se shtëpia jonë është Kosova jonë e dashur”, thuhet në këtë njoftim.
Qytetarët e Kosovës nga sot, 1 janar, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Shengen.
-
Sveçla uron qytetarët për liberalizimin e vizave: Rrugë të mbarë si në shkuarje edhe në ardhje
-
Nga sot drejt BE-së pa viza
-
Qeveria organizon udhëtimin e parë pa viza drejt BE-së më 1 janar
-
Kurti mburret me politikën e jashtme, vazhdon t'i marrë meritat për liberalizim të vizave
-
Nis fushata informuese për udhëtim pa viza, kërkohet që të respektohen rregullat