Sot është dita e fundit e vitit, por njëkohësisht edhe e fundit që qytetarët e Kosovës kanë regjim të vizave.
Nga 1 janari, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
Për ditën e parë pa viza, Qeveria e Kosovës, në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit që ishin në kuizin e BE-së.
Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që do të udhëtojnë pa viza, dhe do të mbajnë konferencë për media.
Konferenca mbahet me datën 1 janar 2024 në Aeroportin “Adem Jashari” në Terminalin kryesor në ora 10:00, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
-
Nga sot drejt BE-së pa viza
-
Dita e parë pa viza, qytetarët shprehen të lumtur e të lehtësuar
-
Qeveria: Kudo që të udhëtoni, mos harroni se shtëpia juaj është Kosova
-
Qeveria me mesazhe u tregon qytetarëve rregullat për udhëtim në Schengen
-
Nis fushata informuese për udhëtim pa viza, kërkohet që të respektohen rregullat