Me propozimin e Ministrisë së Infrastrukturës, në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’i dhënë në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, sipërfaqen prej 15970.51 metra katror në pronësi të Ndërmarrjes Publike Qendrore Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës (Infrakos).
“Kjo pronë do të përdoret për realizimin e projekteve me interes publik. Për këtë është dhënë edhe pëlqimi nga ana e InfraKos-it”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar Koncept Dokumentin për Kontrollin e Ndihmës Shtetërore, i cili synon të arrijë ndryshimin e politikave ekzistuese në përafrimin e legjislacionit të ndihmës shtetërore të Kosovës me Acquis të Ndihmës Shtetërore të BE-së në kontekstin e zotimeve për krijimin e një sistemi rregullator të ndihmës shtetërore të krahasueshëm me atë të BE-së sipas kushteve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“Koncept dokumenti rekomandon rishikimin e Ligjit për Ndihmën Shtetërore dhe të legjislacionit sekondar për zbatimin e këtij Ligji. Kjo do të përmirësonte bazën për punën e institucioneve të ndihmës shtetërore në Kosovë; avanconte sigurinë ligjore në procesin rregullator të ndihmës shtetërore dhe avancim me angazhimet për integrimin në BE. Këto ndryshime janë thelbësore në mënyrë që të sigurohet që ndihma shtetërore e dhënë nga autoritetet e Kosovës është në përputhje me kërkesat përkatëse dhe efektet negative të ndihmës (kufizimet e konkurrencës dhe ndikimi në tregti) të zvogëlohen”, ka njoftuar ZKM-ja.
-
Qeveria miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për zgjerim të ngrohjes qendrore në Prishtinë
-
“Infrakosi” thotë se do të ndjekë rekomandimin e MKRS-së për Stacionin e Trenit
-
Komuna planifikon gjelbërim e shtigje të ecjes në hapësirat skaj hekurudhave në Prizren
-
Qeveria shpronëson parcela që preken nga ndërtimi i rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
-
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona