Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria i ofron ndihmë Suharekës pas vërshimeve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka premtuar përkrahjen e Qeverisë pas vërshimeve në Suharekë.

Të reshurat e mëdha mbrëmë kanë shkaktuar vërshime të mëdha në Suharekë, transmeton Koha.net.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Me shqetësim kemi marrë lajmin për vërshimet në Suharekë.

Si Kryeministër i vendit, menjëherë kam kërkuar nga FSK dhe Ministria e Punëve të Brendshme, mobilizim dhe që të ndërmarrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për t’u dalë në ndihmë banorëve të kësaj ane.

Edhe Qeveria ndan mbi një milion euro për Suharekën Arbëri Qeveria ndan mbi një milion euro për Suharekën

Po ashtu, jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj dhe po e përcjellim me vëmendje situatën e krijuar në Suharekë.

Si qeveri e vendit do të bëjmë maksimumin që të parandalojmë rrezikimin e jetëve të qytetarëve tanë dhe t’u dalim në ndihmë banorëve që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore.