Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria i kërkon Osmanit t’i japë leje për nënshkrimin e 2 marrëveshjeve ndërkombëtare

Qeveria e Kosovës

Foto: Arkiv

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të enjten ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar pesë vendime.

Në mesin e tyre janë edhe dy vendime, përmes të cilave presidentes Vjosa Osmani, i kërkohet t’i japë leje ministrit të Financave Hekuran Murati, t’i nënshkruajë dy marrëveshje ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njëri vendim është për nënshkrim të Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga  Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës” dhe tjetri për Marrëveshjen e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “KOMPAS – Qasja gjithëpërfshirëse e Kosovës për forcimin e sistemit të shëndetësisë”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për rialokimin e mjeteve në shumë prej 577 mijë e 900 euro në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e Programit “Masat preventive, intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme.

Gjthashtu thuhet se është miratuar edhe vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik i pronave të paluajtshme ish-shoqërore P. Sh IGK “Ballkan”, Njësia Damper, (ish Kampi “Casablanka”), për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Komunën e Suharekës si dhe vendimin përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i “Projekteve infrastrukturore për interes publik”, në Komunën e Leposaviqit dhe Komunën e Zubin-Potokut, në pajtim me aktgjykimet e plotfuqishme të gjykatave të Republikës së Kosovës.