Qeveria ka bërë kërkesën e parë zyrtare nga presidentja Justina Shiroka-Pula.
Në një njoftim për media nga Qeveria, është bërë e ditur se në mbledhjen e gjashtë elektronike, kabineti qeverisës ka kërkuar nga presidentja dhënien e autorizimit për të nënshkruar marrëveshjen e kredisë me BERZH-in për përmirësim të pajisjeve mjekësore dhe infrastrukturës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka: Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin për Përmirësim të Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftim të Qeverisë.
Shiroka-Pula mori dje zyrtarisht detyrën e presidentes. Ajo në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës u betua si presidente, pasi mori 81 vota nga dakordimi midis Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.