Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliu: Problemet e ekonomisë sonë nuk zgjidhen me 500 euro pagë minimal

Florin Aliu

Ekonomisti Florin Aliu ka thënë se problemet ekonomike në Kosovë nuk zgjidhen me rritjen e pagës minimale në 500 euro. 

Megjithëkëtë ai ka thënë se mendon që kjo është politikë e duhur. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në momentin që vendoset paga minimale 500 euro, nënkupton që ai kontribuon edhe me shumë në Trust Pensional, unë mendoj që është politike e duhur”, ka theksuar Aliu.

Por, ai ka thënë se mendon që problemet janë shumë më të thella. 

“A zgjidhen problemet e ekonomisë me pagë minimale 500 euro, nuk zgjidhen. Sepse unë mendoj që problemet janë shumë më të thella. Me vet faktin që ne në PISA vazhdimisht, për vite të tëra dalim pothuajse vendi i fundit ose i parafundit, tregon probleme të mëdha në sistemin e arsimit, kështu që ajo është reforma e parë që duhet të bëhet”, ka theksuar Aliu.

Ai ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, është e majtë dhe sipas tij këtë e tregojnë veprimet e saj.

“Është majtë sepse veprimet janë të majta, shtesat e fëmijëve kurrë nuk ishin bërë në këtë vend, sepse nuk janë bërë kurrë, a kanë pasur shtesa fëmijët deri tash jo, gratë lehona, paga minimale, këto janë veprime të qeverive me ide të majta”, është shprehur Aliu.


Qerimi: Paga minimale 500 euro është presion ndaj bizneseve, një pjesë e tyre do të mbyllen

Profesori i Ekonomisë, Fidan Qerimi, ka thënë se beson që paga minimale prej 500 eurosh do të bëjë që një numër i bizneseve të mbyllen. 

Ai ka thënë se bazuar në direktivat e Bashkimit Evropian paga minimale duhet të jetë 50 për qind e pagës mesatare. 

Sipas tij në Kosovë tani paga minimale është sa rreth 70 për qind e pagës mesatare. 

“Në aspektin social konsideroj që është e arsyeshme për t’u rritur, por në aspektin ekonomik fatkeqësish nuk është brenda parametrave ose indikatorëve ekonomikë. Sipas direktivës së Bashkimit Evropian, paga minimale duhet të jetë rreth 50 për qind e pagës mesatare, e që është 356 euro nëse e llogarisim për Kosovën. Kjo i bie se aktualisht paga minimale është rreth 70 për qind e pagës mesatare”, është shprehur Qerimi në emisionin “Konfront” në KTV.

Ai ka thënë se mendon që ky është një presion ndaj bizneseve. 

“E kuptoj që pjesa sociale qëndron sa u përket shpenzimeve, por nëse e shikojmë në aspektin biznesor, ky është një presion ndaj bizneseve që kanë produktivitet të ultë, më së shumti atakohen bizneset familjare, bizneset e gastronomisë, ato që janë në prag të falimentimit ose që çalojnë në funksionim Ky vendim do të ketë një ndikim negativ te këto kompani dhe pritet e mija janë që një pjesë e këtyre bizneseve do të mbyllen”, është shprehur Qerimi.  

Nga sot paga minimale në Kosovë do të rritet në 500 euro bruto.

Kjo është faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë, pas rritjes në 425 euro më 1 janar të këtij viti.


Azemi: Qesharake deklarata e Kurtit se nga paga minimale përfitojnë 150 mijë punëtorë

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se me pagë minimale 500 euro nuk mund të mbulohen shpenzimet e dy anëtarëve të familjes.

Ai e ka quajtur qesharake deklaratën e kryeministrit në detyrë se nga rritja e pagës minimale do të përfitojnë 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

“Ishte deklaratë qesharake e kryeministrit kur tha se që nga sot rreth 150 mijë punëtorë  do të kenë rritje të pagës minimale... paga minimale nuk është duke u zbatuar në institucione shtetërore ku kompanitë private kryejnë shërbime në institucione shtetërore”, ka thënë ai në “Konfront”.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti të mërkurën derisa tha se përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, theksoi se gjatë qeverisjes së tij paga minimale u rrit për tri herë.