Mbishkrimet “Gjykata në shërbim të fajdexhive”, “Ka sa po i ndani?” dhe “Qendra e fajdeve” janë vendosur në muret dhe trotuarin para Gjykatës Themelore në Gjilan.
Kjo ka ardhur pas rastit të vrasjes së trefishtë në Gjilan, ku dy prej autorëve dyshohet se kanë qenë të ndaluar për fajde, e më vonë me kërkesë të Prokurorisë janë lëshuar me dorëzani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata Themelore në Gjilan ka reaguar duke thënë se Mefail Shkodra aktualisht nuk ka ndonjë lëndë aktive në këtë gjykatë.
Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra janë të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, që ka ndodhur të dielën në Gjilan.