Kronikë

Themelorja: PSRK kërkoi lirimin me dorëzani të Mefail e Edonis Shkodrës nga paraburgimi

Themelorja Prishtine

 

Gjykata Themelore ka sqaruar lirimin me dorëzani të Mefail Shkodrës dhe të birit të tij, Edonis Shkodra, të arrestuar për fajde një vit më herët.

Themelorja ka sqaruar se më datë 21.06.2024 pati pranuar kërkesën nga Prokuroria Speciale për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale Fajdeja dhe Detyrimi.

Njoftohet se për të dy të dyshuarit ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.  Ndaj të njëjtëve ishte kërkuar më pas vazhdimi i paraburgimit edhe për dy muaj, pasi dyshoheshin edhe për dy vepra tjera penale, “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe 
“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Me datë 19.09.2024 është marrë vendim që të dyshuarve t’u vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj për secilin, e cila masë iu është llogaritur deri me datë 21.11.2024.

“Me datë 08.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka pranuar Propozimin për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh. lidhur me të pandehurin M.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 50,000.00 €, ndërsa ndaj të pandehurit E.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 20,000.00. Gjyqtari i procedurës paraprake, me datë 08.10.2024 përmes Aktvendimit  ka aprovuar propozimin e PSRK-së për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë  në çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh. dhe ka obliguar të pandehurit që të lënë në hipotekë njësinë kadastrale në të cilën parcelë janë të ndërtuara dy objekte me shumë totale prej 354.00 euro, e cila shumë siguron vlerën e shumës sa është propozuar vlera e masës së dorëzanisë prej 70.000.00 nga Prokuroria Speciale, për të pandehurit M.Sh. dhe E.Sh..”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në këtë çështje penale është i përfshirë edhe i pandehuri A.R. për veprat penale Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

“Departamenti Special ka pranuar Propozimin për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë  në çështjen penale edhe ndaj të pandehurit A.R., (lidhur me të pandehurin A.R. është propozuar dorëzania në vlerë prej 50,000.00 €. Gjyqtari i procedurës paraprake përmes Aktvendimit  ka aprovuar propozimin e PSRK-së për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë  në çështjen penale ndaj të pandehurit A.R. dhe ka obliguar të pandehurin që të lë në hipotekë njësinë kadastrale, në të cilat parcela shuma totale vlerësohet prej 236.00 euro, e cila shumë siguron vlerën e shumës sa është propozuar vlera e masës së dorëzanisë prej 50.000.00 nga Prokuroria Speciale, për të pandehurin A.R.”, thuhet tutje në përgigjen e Themelores.

Tre persona janë vrarë e disa janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Gjilan të dielën në mesditë.

Prokuroria Speciale thotë se Mefail Shkodra po hetohet për dy raste

51 min. më parë / 11 gus 2025 17:54 Nga: Ardit Kika
Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale përmes një përgjigje ka bërë të ditur se është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj të dyshuarit Mefail Shkodra, tashmë i dyshuar kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Siç bëhet e ditur ,e datë 25 prill 2025, PSRK është njoftuar nga Policia e Kosovës për paraqitjen e një kallëzimi penal nga ana e B.H. ndaj të dyshuarit Mefail Shkodra.

Prokuroria thekson se menjëherë pas pranimit të informatave, në po të njëjtën ditë Prokuroria ka filluar të ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka autorizuar hetuesit policorë për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të nevojshme ligjore.

 “Në këtë rast, Prokuroria nuk ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, pasi në fazën fillestare të procedurës kanë qenë të nevojshme ndërmarrja e veprime të tjera hetimore me qëllim verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Sipas ligjit, paraburgimi mund të kërkohet dhe të caktohet vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme dhe plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale”, thuhet tutje në njoftim.

Prokuroria tutje sqaron se  bazuar në raportet e Policisë, pas përfundimit të planit operativ, kontrollit të pronave të të dyshuarve, si dhe pas intervistës se të dyshuarve dhe ankuesit, nuk është pranuar asnjë informacion apo dëshmi që do të tregonte se ankuesi apo ndonjë anëtar i familjes së tij kanë qenë të kërcënuar nga ana e të dyshuarve.

Ndërsa, Prokuroria sqaron se në rastin e parë, i dyshuari M.SH dhe E.SH kanë qenë në paraburgim për katër muaj për disa vepra penale, përfshirë fajden dhe detyrimin.

 “Pas propozimit të avokatëve mbrojtës për zëvendësimin e masës me dorëzani në Gjykatën Themleore në Prishtinë, e njëjta propozimin e tillë e ka përcjell për vlerësim në Prokurori. PSRK-ja pas analizimit të kërkesës, ka dhënë propozimin për ndryshimin e masës së sigurisë, dhe Gjykata ka vendosur zëvendësimin e masës, pasi është vlerësuar se nuk ekzistonin më kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit. Njëkohësisht ndaj këtyre të pandehurve kjo Prokurori ka sekuestruar 9 prona të paluajtshme në kuadër të këtij hetimi, dhe ka intervistuar të gjithë personat e përfshirë në këtë rast penal, në përputhje me standardet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale. Theksojmë se rasti është ende në fazën e hetimeve, dhe gjithashtu janë duke u siguruar prova në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar”, thuhet tutje në përgjigje.