Tomor Qela, zëdhënës i Komisionit Qeveritar për matjen e territorit të Kosovës, ka dhënë detajet nga raporti i nxjerrë lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.
Në një raport të gjatë të publikuar në Rubikon të KTV-së, Qela ka dhënë detajet se si komisioni ka verifikuar çdo dokument që ka hasur dhe ka arritur të masë sipërfaqen e saktë të territorit të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në dokumentet që na janë ofruar kemi pasur mundësi të vërejmë se disa koordinata na kanë dërguar deri në hapësirën ku është mbuluar Kosova me dokumentacion. Në verifikim kemi bërë pesë matje për të parë deri në cilat pika kemi mbulueshmëri të territorit. Për të matur një sipërfaqe apo një parcelë apo një zonë kadastrale duhet të jetë poligon i mbyllur, nuk mund të matim sipërfaqe, mund të matim gjatësi, por jo sipërfaqe”, ka thënë ai.
Qela duke folur lidhur me parcelat në kufi me Malin e Zi, ka thënë se sipas të gjitha dokumenteve të ofruara dhe verifikimeve nga Komisioni është parë që Qakorri dhe Bjelluha janë pjesë e territorit të Malit të Zi.
Sipas Qelës, të gjitha parcelat për Bjelluhën dhe Qakorrin janë të publikuara online nga uebfaqet zyrtare të Malit të Zi.