Komisioni Shtetëror ka publikuar draft-raportin e parë rreth gjetjeve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, i cili është në një vijë me marrëveshjen e Qeverisë për shënimin e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Koha Ditore. Aty konfirmohet se Kosova nuk ka humbur asnjë metër territor me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Komisioni ka konstatuar se në gjithë dokumentacionin e konsultuar del se Çakorri dhe Bjelluha i takojnë Malit të Zi.
Por me raportin e Komisionit nuk janë pajtuar dy anëtarët e tjerë, Agron Luta dhe Faruk Bojaxhiu, të cilët kanë paralajmëruar se nuk do të vënë nënshkrimet mbi dokumentin final. Ndërkaq një ditë para publikimit të raportit anëtari tjetër, Fitim Humolli, ishte dorëhequr me arsyen se ky komision është krijuar për t’u shërbyer agjendave politike. Përfshirë Humollin, Komisioni përbëhet nga 12 anëtarë. Tashmë 3 prej tyre kundërshtojnë raportin e prezantuar.
(Shkrimin e gjerë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qela jep detaje nga raporti i Komisionit për demarkacion
-
Komisioni qeveritar e bën me më shumë tokë Kosovën
-
Qeveria vonohet në emërimin e Komisionit për Demarkacion, në kërkim të emrave të rinj
-
Basholli thotë se marrëveshja e dy kryeministrave s’mund t’i kthejë Kosovës rreth 8 mijë hektarë
-
Komisioni në kërkim të “fakteve” të reja për demarkacionin