Inspektorët kanë ndërprerë punimet në kompleksin banesor të kompanisë “AZ Building” në Mitrovicë të martën. Kjo pasi ata kanë gjetur se ndërtimi i kompleksit pranë Liqenit Akumulues po kryhej në mënyrë të kundërligjshme.
Drejtori i Inspeksionit, Mujë Igrishta, bashkë me inspektorët në vendngjarje kanë evidentuar shkeljet dhe janë vënë shiritat për ndalimin e punimeve të mëtejme.
Igrishta ka thënë se për shkak të mosrespektimit të kushteve dhe shkeljes së disa kritereve ligjore, kompanisë “AZ Building” i janë pezulluar punimet.
“Drejtoria e Inspekcionit sot ka vendosur shiritat për ndalimin e punimeve në ndërtimin e një kompleksi banesor që po kryhej në mënyrë të kundërligjshme në rrugën “Liqeni”, pranë Liqenit Akumulues”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës në Facebook.
Qysh vitin e kaluar kompania përgjegjëse pati lajmëruar ndërtimin e kompleksit duke e cilësuar si gjigant, të parin e këtij lloji, të vendosur në një nga zonat më të bukura të Mitrovicës, pranë liqenit akumulues.

-
Aktakuzë dy personave në Prizren, ndërtuan kundërligjshëm një “penthouse”
-
Inspektorati i ndal me Polici punimet e Komunës te “Qamil Hoxha”
-
Inspektorati ndërpret punimet para Bibliotekës, Komuna obligohet të kërkojë leje
-
Inspektorati ndalon punimet në 12 vendpunishte, konsiderohen me rrezik për punëtorët
-
Rrënohen pesë objekte të ndërtuara pa leje pranë Liqenit të Radoniqit