Një punëtor i KEDS-it është lënduar si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur në nënstacionin Prishtina 6.
Sipas njoftimit nga kompania që merret me shpërndarje të energjisë, aksidenti ka ndodhur gjatë procesit të rregullimit të një prishjeje që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana.
I aksidentuari është jashtë rrezikut për jetë, siç ka njoftuar KEDS-i, bazuar në informatat nga Emergjenca.
Për shkak të aksidentit nënstacioni është jashtë funksionit aktualisht. Ky nënstacion përfshin daljet që furnizojnë Qendrën, Ulpianën, një pjesë të Bregut të Diellit, Dardanisë dhe Aktashit.
KEDS-i ka njoftuar se po punon në rregullimin e prishjes dhe energjizimin e nënstacionit.
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Një i lënduar nga aksidenti në Prishtinë
-
Kjo zonë në Prishtinë mbetet pa rrymë pas dëmtimit të dy shtyllave elektrike
-
Zjarr në përçuesin elektrik në “Emshir”, një pjesë e lagjes mbetet pa rrymë
-
Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit brenda lokalit në Prishtinë