Punëtorët të cilët kanë mbetur pa punë pas anulimit të tenderit për shërbimet e sigurimit fizik të objekteve të QKUK-së kanë nisur grevë të premten.
Paraditen e së premtes ata kanë protestuar në hapësirat e QKUK-së. Punëtorët kanë qenë të kontraktuar nga kompania “Skyfterat”.
Punëtorët kanë protestuar edhe javën e shkuar dhe në mesin e kërkesave e kanë adresuar edhe atë për lidhjen e kontratave me QKUK-në dhe jo me kompani private.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se çështja është duke u hetuar nga Krimet Ekonomike.
VIDEO:
Artikuj të ngjashëm
-
Punëtorët që siguruan QKUK-në paralajmërojnë radikalizim të veprimeve sindikale
-
QKUK-ja e SHSKUK-ja nuk marrin përgjegjësi për moskontraktimin e shërbimit për sigurim fizik
-
Punëtorët e sigurimit në QKUK, të mbetur pa punë, paralajmërojnë grevë
-
Punëtorët teknikë të sektorit privat protestojnë, kërkojnë rritje pagash
-
Protestojnë punëtorët teknikë të sektorit privat, kërkojnë rritje pagash