Nëntë punëtorë të sigurimit fizik të objekteve të universitetit “Haxhi Zeka” të Pejës të mërkurën kanë protestuar para Rektoratit të këtij universiteti, me kërkesën që të kthehen në vendet e punës ku ishin duke punuar prej 10 vjetësh.
Asllan Dobraj, një nga punëtorët që ka humbur vendin e punës, tregon se që nga 11 nëntori kanë mbetur pa punë për shkak se kompania e re që ka fituar tenderin për sigurimin fizik të objekteve të universitetit i ka larguar pasi i kishte pranuar një herë, shkruan sot Koha Ditore.
“Na jemi punëtorë që kemi ardhur këtu me kompaninë private të sigurimit para 10 vjetësh dhe kemi mbetur këtu, pavarësisht se janë ndërruar kompanitë e sigurimit. Por deri tashti nuk kemi pasur probleme, sepse universiteti ua ka imponuar që kompanitë kur ndërroheshin me i mbajtë punëtorët në vende të punës. Mirëpo kësaj here universiteti nuk ia ka imponuar kompanisë që ka fituar tenderin, ‘Besa Security’”, flet Dobraj edhe në emër të kolegëve të tij...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Studentët kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të Universitetit të Pejës
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës paralajmërojnë grevë
-
QKUK-ja e SHSKUK-ja nuk marrin përgjegjësi për moskontraktimin e shërbimit për sigurim fizik
-
Punëtorët që siguruan QKUK-në hyjnë në grevë