Punëtorët teknikë dhe atë të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë të menjëhershme, pasi, siç kanë thënë, rektori i UP-së, Arben Hajrullahu u ka thënë se pagat e tyre nuk do të ndryshojnë deri në gusht të vitit 2027.
“Pas takimit të djeshëm të kryesisë së Sindikatës me rektorin e Universitetit të Prishtinës, ku rektori i UP-së u deklarua se pagat e punëtorëve teknikë dhe ato të sigurimit fizik nuk do të ndryshojnë deri në gusht të vitit 2027, kryetari i Shoqatës së Punëtorëve të Sigurimit Fizik në UP, Arsim Xhinovci, njofton Federatën Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës se do të fillojnë me protesta dhe greva të menjëhershme”, thuhet në njoftimin e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës.
Tutje thuhet se nëse nuk arrihet marrëveshja për rritjen e pagave, punëtorët në mënyrë kolektive do të largohen nga shërbimi për sigurimin e UP-së.
“Dhe nëse nuk arrihet marrëveshja për rritjen e pagës, punëtorët deklarohen se në mënyrë kolektive do të largohen nga shërbimi për sigurimin e Universitetit të Prishtinës, pasi që pagat e tyre janë paga qesharake”, thuhet më tej në njoftimin e sindikatës.
-
Arrihet marrëveshja, punëtorët e sigurimit në UP pritet t’i kthehen punës
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro
-
Prindërit i kërkojnë masa Komunës për të ndalur grevën e punëtorëve teknikë në shkolla
-
Shkollat në Prishtinë, ende pa mirëmbajtës
-
Azemi: S’ndalet greva pa u paguar borxhet ndaj punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë