Pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” është zgjedhur pulla më e bukur postare në botë, e tematikes religjioze, nga organizata International Philatelic Prize “Saint Gabriel”.
Kjo pullë postare është lëshuar në qarkullim nga Posta e Kosovës vitin e kaluar, në prag të shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Françesku.
Në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë nga vende të ndryshme, çmimi për pullën më të bukur i është dorëzuar kryeshefit ekzekutiv, Sejdi Hoxha.
Ai ka falënderuar jurinë ndërkombëtare dhe të gjithë të pranishmit duke theksuar se ky çmim është një lajm i mirë jo vetëm për Postën e Kosovës por edhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë.
“Ne jemi shumë krenarë për këtë shpërblim ashtu siç jemi krenar me Shën Terezën”, ka thënë ai.
Hoxha ka theksuar se Filatelia e Postës së Kosovës ka emetuar pulla postare për trashëgiminë religjioze në Kosovës e këtë do ta bëjë edhe në të ardhmen.
Edhe
Pasurohet ekspozita e Filatelisë në Muzeun e Kosovës
Autore e pullës postare për Nënën Terezë është producentja Diana Toska, ndërkaq dizajnere Hilminjeta Apuk.
Është hera e dytë brenda këtij viti që pullat postare të Postës së Kosovës shpërblehen me çmime ndërkombëtare.