Në ekspozitën ndërkombëtare “Grand Prix De L’Exposition Wipa”, të mbajtur në Austri, Posta e Kosovës është shpërblyer me vendin e 5-të për pullën më të bukur postare për vitin 2016, shkruan KultPlus.
“Ky është një sukses mjaft i madh i Filatelisë së Postës së Kosovës duke marrë parasysh se jemi renditur më lartë se shumë Administrata Postare të vendeve më të zhvilluara të botës që kanë traditë qindravjeçare në filateli”, ka shkruar drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, i cili është shprehur të jetë krenar për këtë shpërblim.
“Njëherësh ky është një inkurajim për Postën e Kosovës për zhvillim të mëtejmë të Filatelisë, përkatësisht pullave tona postare”, ka përfunduar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Posta e Kosovës merr çmim në Ekspozitën ndërkombëtare të pullave në Austri
-
Pasurohet ekspozita e Filatelisë në Muzeun e Kosovës
-
Pavarësia e Kosovës përmes pullave postare
-
Pulla Postare e Postës së Kosovës “Shenjtërimi i Nënës Terezë” shpallet më e bukura në botë
-
Distria Krasniqi në pullat postare të Kosovës