Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pasuria e deklaruar e zyrtarëve publikë

Pasuria Kurti Haxhiu Osmani Abdixhiku Hamza

Foto-ilustrim: KOHA

Teksti në përditësim...

Pasuria e kryeministrit Albin Kurti

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas formularit të hyrat vjetore të Kurtit janë 21 mijë e 315 euro nga paga si kryeministër. Ai gjithashtu i ka deklaruar edhe të hyrat e bashkëshortes nga paga në vlerë prej 51 mijë eurosh.

Në bazë të formularit të publikuar Kurti ka në llogarinë e tij bankare 16.41 euro.

Kurti gjithashtu ka deklaruar se në emër të bashkëshortes në bankë ka 19 mijë e 500 me prejardhje nga paga dhe trashëgimi nga prindi, 2 mijë euro kursime të vajzës dhe 50 euro tjera të vajzës, që sipas formularit e kanë prejardhjen nga familjarët.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti ka përmendur banesën e bashkëshortes, në vlerë 530 mijë euro.

Si borxhe, ka deklaruar kredinë e bashkëshortes në vlerë të mbetur 160 mijë euro, dhe ka renditur qiranë e banesës që tash ka deklaruar se e paguan 350 euro.

Pasuria e Albulena Haxhiut

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu, njëherësh kryetare e Kuvendit Albulena Haxhiu, në deklarimin vjetor të pasurisë, ka paraqitur një banesë prej 128 mijë metrash katror, në pronësi të përbashkët, në vlerë prej 118 mijë euro. 

Kurse në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar një banesë prej 82 metrash katror në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë prej 6 ari në vlerë 15 mijë euro. 

Para të gatshme në llogari ajo ka deklaruar se i ka 1531 euro. 

Haxhiu ka deklaruar se ka një kredi në vlerë prej 160 mijë eurosh. 

Të hyra vjetore personale nga paga, mëditje dhe shtesat e kompensimet e tjera ajo i ka deklaruar mbi 24 mijë euro.


 

Pasuria e deklaruar e Vjosa Osmani

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar si pronë të paluajtshme në emër të saj vetëm një tokë prej 5.10 ari në vlerë prej 35 mijë eurosh. 

Në bashkëpronësi ajo ka deklaruar një shtëpi banimi prej 244 metrash katror bë vlerë 208 mijë euro. 

Kurse në pronësi të bashkëshortit ka deklaruar një banesë në vlerë 59 mijë euro, një shtëpi në Australi në vlerë 170 mijë euro si dhe një shtëpi tjetër po në Australi në vlerë prej 510 mijë euro. 

Para të gatshme Osmani ka deklaruar 3115 euro. 

Të hyra vjetorë Osmani ka deklaruar mbi 10 mijë e 300 euro si mëditje si dhe pagë në vlerë prej mbi 33 mijë eurosh. 

Pasuria e Bedri Hamzës

Kryetari i PDK-së Badri Hamza në deklarimin vjetor të pasurisë ka treguar se i ka dy banesa, një me sipërfaqe 120 metër katror në vlerë 70 mijë euro dhe një më sipërfaqe 98 metër katror në vlerë 46 mijë euro. 
Ai ka deklaruar se i ka në pronësi edhe tri garazhe në vlerë 14 mijë e 700 euro së bashku.
Gjithashtu ka deklaruar se ka një hektar tokë në vlerë 50 mijë euro dhe një shtëpi prej 72 metrash katror në vlerë 25 mijë euro. Ndërkohë në emër të bashkëshortes ai ka deklaruar një banesë prej 60 metrash katror në vlerë prej 39 mijë euro.
Para të gatshme ai ka deklaruar se ka mbi 10 e 700 euro në një llogari dhe 1408 euro në një llogari tjetër. 
Ai ka deklaruar të ardhura vjetore personale në vlerë prej afër 19 mijë e 700 euro. 


Pasuria e Abdixhikut

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një shtëpi në vlerë 150 mijë euro që ka thënë se e ka të trashëguar. 

Si pronë të përbashkët ai ka deklaruar një shtëpi në vlerë 200 mijë euro dhe një banesë në vlerë 265 mijë euro. Ndërkohë që ka deklaruar edhe dy banesa në emër të bashkëshortes. 

Para të gatshme në llogari Abdixhiku ka deklaruar se i ka 386 euro në një llogari bankare nga paga dhe kursimet si dhe 4915 euro në një llogari tjetër bankare nga paga. 

Abdixhiku ka deklaruar të hyra vjetore dy paga atë si deputet dhe nga kolegji “Riirnvest”,  të parën në vlerë 16 mijë e 889 euro dhe dytën në vlerë 24 mijë euro.