Ka nisur publikimi i pasurisë së zyrtarëve shtetërorë nga ana e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Bazuar në formularët e publikuar, kryeministrit Albin Kurti që ka deklaruar diçka më shumë se 16 euro në konto, i është shtrenjtuar qiraja. E ushtruesja e detyrës së presidentes ka deklaruar kredi prej 160 mijë eurosh, për blerjen e një banese.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimet vjetore të pasurisë së zyrtarëve shtetërorë.
Për një vit, rezulton se kryeministri Albin Kurti ka arkëtuar 21 mijë e 315 euro nga paga si kryeministër, ndërsa të hyrat vjetore të bashkëshortes kanë qenë 51 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i ekzekutivit vazhdon të qëndrojë me qira, e cila për dallim nga deklarimi i kaluar i është shtrenjtuar nga 250 në 350 euro. Kurtit iu shkurtuan edhe kursimet, nga 1800 sa kishte vjet, sivjet deklaroi se ka vetëm 16 euro në konto.
Për dallim nga ai, bashkëshortja e tij posedon 19 mijë e 500 euro në bankë me prejardhje nga paga dhe trashëgimi nga prindi, 2 mijë euro kursime të vajzës.
Por, pasuria kryesore familjare mbetet në pronësi të bashkëshortes. Kurti ka përmendur banesën e bashkëshortes, në vlerë 530 mijë euro, me sipërfaqe 67.00 metra katrorë.
E ushtruesja e detyrës së Presidentes, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka deklaruar se gjatë vitit 2026 ka blerë banesë në vlerë 128 mijë e 740 euro, e cila figuron si pronësi e përbashkët me bashkëshortin. Haxhiu ka deklaruar se këtë banesë, me sipërfaqe prej 128.74 metrash katrorë, e kanë blerë me kredi. Asaj i figurojnë 160 mijë euro obligime bankare.
Në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar se ka një banesë prej 82 metrash katrorë në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë prej 6 ari në vlerë 15 mijë euro. Të hyrat vjetore ajo i ka deklaruar mbi 24 mijë euro, kurse para të gatshme 1531 euro.
E ish-presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar pagë në vlerë prej mbi 33 mijë eurosh dhe mbi 10 mijë e 300 euro të siguruara si mëditje. Osmani ka deklaruar si pronë në emër të saj vetëm një tokë prej 5.10 ari në vlerë prej 35 mijë eurosh.
Në bashkëpronësi ka deklaruar një shtëpi banimi prej 244 metrash katrorë në vlerë 208 mijë euro. Kurse në pronësi të bashkëshortit ka deklaruar një banesë në vlerë 59 mijë euro, një shtëpi në Australi në vlerë 170 mijë euro si dhe një shtëpi tjetër po në Australi në vlerë prej 510 mijë eurosh. Para të gatshme Osmani ka deklaruar 3,115 euro.
Pasuria u është publikuar edhe kryetarëve të partive kryesore.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar 19 mijë e 700 euro të ardhura vjetore personale. E si pasuri, dy banesa e tri garazhe. Ndërkaq, në emër të bashkëshortes ai ka deklaruar një banesë. Para të gatshme Hamza ka deklaruar se ka mbi 10 mijë e 700 euro në një llogari.
Ndërkaq, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar një shtëpi në vlerë 150 mijë euro, të cilën ka thënë se e ka të trashëguar. Si pronë të përbashkët ai ka prezantuar një shtëpi në vlerë 200 mijë euro dhe një banesë në vlerë 265 mijë euro. Ka deklaruar edhe dy shtëpi në emër të bashkëshortes që u përfituan në vitin 2025. Abdixhiku ka deklaruar të hyra vjetore nga dy paga, atë si deputet 16 mijë e 889 euro dhe nga kolegji “Riinvest”, 24 mijë euro.
E kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në formularin e deklarimit ka deklaruar se ka në pronësi të tij dhe familjes së ngushtë prona në vlerë afro 2 milionë euro.
Formularët e pasurisë janë publikuar edhe për zyrtarë të tjerë shtetërorë.