Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka bërë të ditur se nga qershori i vitit 2021, kur edhe është funksionalizuar, ka shqiptuar gjithsej nëntë gjoba, prej të cilave katër ndaj institucioneve publike e pesë ndaj institucioneve private.
Në një komunikatë për media të AIP-it, të lëshuar të martën, në ditën kur Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar se do të dorëzojë padi ndaj AIP-it, për shkak se kjo e gjobiti me 20 mijë euro “për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale”.
Kjo gjobë është shqiptuar për rastin ku kjo parti në oborrin e Qeverisë shpalosi peticionin e vitit 2015 kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me 205 mijë nënshkrime të qytetarëve.
Në komunikatën thuhet se AIP-i është institucion i pavarur që i përgjigjet Kuvendit dhe ka mandat mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike.
“Agjencia është e autorizuar të shqiptoj gjoba për institucione publike e private kur ato shkelin këto dy ligje. Për shkeljen e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia që nga funksionalizimi i saj (qershor 2021) ka shqiptuar gjobë ndaj katër institucioneve publike (ATK, Agjencinë e Bujqësisë, Komunën e Podujevës dhe Trepçën) dhe pesë institucioneve private për përpunim të paligjshëm të të dhënave personale”, thuhet në komunikatë.
Sipas tyre përpunim i të dhënave personale në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, është edhe publikimi. “Publikimi i numrit të madh të të dhënave personale është shkelje e rëndë dhe sipas ligjit, dënohet me gjobë. Gjoba minimale për publikim të të dhënave personale në kundërshtim me kriteret ligjore është 20 mijë euro”, thuhet në komunikatë.
Edhe
PSD-ja padit AIP-in, kundërshton gjobën prej 20 mijë eurosh
Agjencia thuhet se do të vazhdojë mbikëqyrjen e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, siç theksohet, duke mbrojtur privatësinë e qytetarëve dhe lirinë e informimit të tyre dhe do të marrë masa çdo herë që do të ketë shkelje ndaj këtyre dy të drejtave kushtetuese dhe ligjore.
-
Molliqaj: Agjencia që na gjobiti me 20 mijë euro është e kapur nga LVV-ja
-
Komuna e Gjakovës gjobitet me 20 mijë euro pasi publikoi të dhënat personale të qytetarëve
-
Për një vit, 421 ankesa ndaj institucioneve për mosofrim të qasjes në dokumente publike
-
Gjobiten dy institucione për moslejim të qasjes në dokumentet zyrtare