Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i ka shqiptuar gjobë prej 20 mijë euro Komunës së Gjakovës pasi ka gjetur se publikuar në ueb faqen e saj zyrtare lista me të dhëna personale të qytetarëve të cilët kanë fituar subvencione shëndetësore për vitin 2024.
Pas përfundimit të procedurave inspektuese, AIP ka konstatuar se Komuna e Gjakovës ka publikuar lista me të dhënat të ndjeshme si: emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, numrin personal, diagnozën e sëmundjes, numrin e llogarisë bankare, numrin e telefonit të personave fizik që kanë përfituar subvencione shëndetësore për vitin 2024, si dhe shumën e përfituar.
Përmes publikimit të këtyre të dhënave, e njëjta ka përpunuar të dhëna personale në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka arsyetuar AIP.
Agjencia përmes vendimit e obligon komunën që t’i largojë listat me të dhëna.
-
Gjobitet KRU “Prishtina” për ekspozimin e të dhënave personale të konsumatorëve
-
KESCO gjobitet për shkelje të privatësisë së konsumatorëve
-
Sogojeva-Dermaku: 40 mijë euro gjobë e mbyllje të ndërmarrjes nëse shpërndahen sërish faturat pa zarfe
-
Komuna jotransparente
-
Komunat subvencionojnë terapitë që pacientët i blejnë vetë, MSH-ja pa mekanizëm rimbursimi