Një muaj janë bërë qëkur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u zotua për plotësim të kërkesave të Partisë Socialdemokrate (PSD), si kusht për votimin e Projektbuxhetit për këtë vit. Njëri prej kushteve është shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.
Mirëpo, edhe një muaj pas dhënies së premtimit, zyrtarët e Qeverisë nuk janë përgjigjur nëse do të shkarkohet ministri që vjen nga Lista Serbe. Ata kanë thënë se i kanë votat për Projektbuxhetin, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në anën tjetër, zyrtarët e PSD-së kanë thënë se qëndrojnë pranë kushtit për shkarkimin e Rikalos, si dhe pranë kushteve të tjera rreth buxhetit.
Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim Projektligjin për Buxhetin, por vetëm pasi Qeveria u zotua për përmbushjen e pesë kushteve të PSD-së, si kusht për votim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Haradinaj: Shkarkimi i Rikalos është i mundshëm
-
Qeveria ende s’ka zëvendësim për Rikallon, PSD-ja thotë se s’bëhet pjesë e ekzekutivit
-
Buxheti i pagave dhe i subvencioneve
-
Lista Serbe: Shkarkimi i Rikalos u bë pasi nuk pajtohemi me politikën e Kosovës
-
Sejdiu: Edhe pas përmbushjes së kushteve të PSD-së, ne s’do të jemi pjesë e Qeverisë