Partia Socialdemokrate ka mbajtur edhe një aksion të enjten, duke i vendosur librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Ditën e Mësuesit.
Aksioni i PSD-së u mbajt në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Më herët, PSD-ja mbajti aksion simbolik për të kundërshtuar Projektligjin e ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, para nisjes së seancës ku do të diskutohet për të.