Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohen aktivistët e PSD-së

Përditësuar 16:10 - Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka konfirmuar lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë ditës në një aksion te Biblioteka Kombëtare.

Ajo ka thënë për KOHËN se janë caktuar dënime individuale për ta.


Aktivistët e Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, Gëzon Kastrati e Frashër Krasniqi, janë arrestuar nga Policia e Kosovës të enjten.

Ata u arrestuan në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Nushi u arrestua teksa mbane një altoparlant në duar. Kastrati e Krasniqi u arrestuan jashtë objektit të Bilbliotekës Kombëtare. 

Aktivistët e PSD-së i vendosën librezën me nota të dobëta ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, në Ditën e Mësuesit. 

Edhe Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe LAJMET E MBRËMJES 2 muaj më parë Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
Image
Image
Image

{gallery}

https://www.koha.net/arberi/411833/psd-ja-me-tjeter-aksion-i-vendos-librezen-me-nota-te-dobeta-ministres-nagavci/