Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Deputetë të ish-opozitës ngritin shqetësimin për probleme në sigurimin e librave

Kuvendi - ish-opozita

Foto: Driton Paçarada

Derisa edhe 8 ditë kanë mbetur deri në nisjen e vitit të ri shkollor, deputetët e PDK-së dhe Aleancës ngritën shqetësimin për vonesën e subvencionimit të teksteve shkollore. Në mbledhjen e improvizuar në Kuvend, ata kritikuan Vetëvendosjen edhe për bllokadën e institucionit ligjvënës.

Sigurimi i mjeteve për blerjen e teksteve shkollore qe shqetësimi që e ngritën të hënën në kuvend deputetë të Partisë Demokratike dhe Aleancës.

Ligjvënësit e këtyre dy partive u mblodhën në një seancë të improvizuar, në kohën kur do të duhej të vazhdonte seanca konstituive, e cila sipas Rregullores së Kuvendit nuk mund të ndërpritet më gjatë se 48 orë.

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, krahasoi situatën me sigurimin e librave tash, me kohën kur vendin e qeveriste partia së cilës i përket.

“Jemi vetëm pak ditë larg 1 shtatorit dhe prindërit ende përballen me pasigurinë për librat e fëmijëve të tyre, ndërsa ekziston rreziku që edhe këtë vit fëmijët të mos i kenë të gjitha tekstet që u nevojiten në ditën e parë të shkollës. Dhe këtu dua të ndalem, sepse ishte krejtësisht ndryshe kur unë vetë kam qenë nxënëse në shkollat e Kosovës. Ne i kishim librat në ditën e parë”, tha Jashari.

Prej vitit 2008, Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore. Por nga 2023-a, Ministria ua transferon prindërve mjetet në llogaritë bankare për t’i blerë librat.

Edhe PDK-ja dhe Aleanca paralajmërojnë protesta masive LAJMET E MBRËMJES PDK-ja dhe Aleanca paralajmërojnë protesta masive

Këtë vit, procesi i aplikimit është kryer me kohë, por ende nuk ka nisur subvencioni i prindërve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës disa ditë më parë u ka bërë thirrje prindërve që të mos nxitojnë më blerjen e librave nga se ende janë duke negociuar çmimin për tekstet shkollore me shtëpitë botuese.

E përpos kësaj çështje, deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e ngriti edhe një problem tjetër që ka të bëjë me arsim.
“Prindërit ende nuk kanë marrë mjetet, por mbi të gjitha ata që kanë zënë zyrën e Ministrisë nuk e kanë idenë nga se nuk ju intereson as nxënësi, as mësimdhënësi. Sot mësimdhënësit përballen me situata jo të mira nga se çdo ditë dëgjojnë se si numri i mësimdhënësve qenka më i madh se sa që do të duhej t'i kishte Kosova”, tha Haxhiu.

Që prej ndërprerjes së seancës më 8 gusht, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari – deputet i Vetëvendosjes, nuk e ka thirrur vazhdimin e saj.

Që atëherë, deputetët e PDK-së dhe të Aleancës mblidhen në Kuvend, në çdo 48 orë.

E deputetja Haxhiu akuzoi kryetarin e partisë fituese të zgjedhjeve, Albin Kurti, për uzurpim të institucioneve.

Edhe Kadrijaj nuk përjashton përsëritjen e aksioneve kundër Kurtit LAJMET E MBRËMJES Kadrijaj nuk përjashton përsëritjen e aksioneve kundër Kurtit

“Deputeti i betuar, Kurti, ky uzurpues serik i institucioneve shtetërore, vazhdon ta mbajë të bllokuar institucionin më të lartë legjislativ, Kuvendin e Republikës, duke u pamundësuar deputetëve të kryejnë detyrat dhe obligimet për çka kanë marrë edhe besimin e qytetarëve”, tha Haxhiu.

Më 6 gusht ka nisur seanca konstituive, ku janë verifikuar mandatet dhe betuar deputetët. Ndërsa për t’u konsistuar Kuvendi ka mbetur votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.