Që nga 8 nëntori punëtorët e “Ferronikelit” mbetën pa punë. Krejt kjo për shkak krizës energjetike e cila detyroi “NewFerronikel” që të ndalojë prodhimin.
Punëtorët po kërkojnë që të kthehen në punë, por kërkesën e tyre ata po detyrohen ta bëjnë nëpërmjet protestës.
Meqë nuk pati asnjë veprim pas dy protestave për t’iu bërë zgjidhje, punëtorët e “Ferronikelit” për të tretën herë po protestojnë sot në qendër të Prishtinës.
E në rast se nuk do të merren parasysh kërkesat atëherë ata kanë paralajmëruar veprime radikale.
“Ferronikeli” ka ndërprerë punën përkohësisht për shkak të krizës energjetike në Evropë.
Artikuj të ngjashëm
-
Punëtorët e “Ferronikelit” protestojnë nesër
-
Punëtorët e Ferronikelit pa punë, protestojnë sërish të martën
-
Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë, kanë mbetur pa punë nga 8 tetori
-
“Ferronikeli” ndërpret punën, shkak kriza energjetike dhe rritja e çmimit
-
“NewCo Ferronikeli” njofton për largime kolektive nga puna, përmend si arsye rritjen e kostos së prodhimit