Partia Socialdemokrate do të mbajë të shtunën [sot] protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars. Në këtë protestë do të kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Protesta është planifikuar të nisë në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku edhe do të mbahen fjalimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPSD-ja, që është parti joparlamentare, vlerëson se kryeministri Kurti s'ka legjitimitet, prandaj duhet të dorëhiqet.
Natyra Kuçi nga kjo parti dje në KTV ka thënë se protesta është mbështetur nga OVL-UÇK, Nisma e Fatmir Limajt dhe shumë nisma të tjera qytetare, që sipas saj, duan dorëheqjen e Kurtit.
Kuçi ka theksuar se kjo protestë po organizohet pasi thonë se Kurti e ka pranuar krijimin e Asociacionit me dakordimin në Ohër dhe ka ndryshuar qasjen që e kishte për 15 vjet në opozitë.