Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestë rreth orarit në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë

Rreth 30 persona kanë protestuar të enjten në Fushë-Kosovë rreth orarit të nxënësve në shkollën “Mihal Grameno”.

Sipas Policisë së Kosovës, protesta ka përfunduar e qetë.

“Fushë-Kosovë 25.01.2024 – 13:00. Raportohet se rreth 30 persona, kanë protestuar te shkolla ‘Mihal Grameno’ lidhur me pakënaqësinë e tyre rreth orarit të nxënësve të kësaj shkolle. Protesta ka përfunduar e qetë pa incidente”, thuhet në raportin e Policisë.