Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë ka njoftuar se e ka shtyrë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë i cili planifikohej të niste nga e hëna (12 janar) për ciklin 6-9.
Në një postim në rrjete sociale, menaxhmenti i shkollës ka njoftuar se për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta, mësimi do të nis më 19 janar.
“Ju njoftojmë se në shkollën ‘Mihal Grameno’ cikli 6-9 bazuar në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Fushë-Kosovë, për shkak të mungesës së ngrohjes qendrore dhe temperaturave të ulëta, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet edhe për javën e ardhshme, respektivisht deri më 19.01.2026”, thuhet në njoftim.
Gjysmëvjetori i dytë fillimisht ishte planifikuar të niste më 8 janar, porse është shtyrë për shkak të vërshimeve të cilat erdhën pas reshjeve në Kosovë.
-
Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në Fushë-Kosovë
-
Edhe Fushë-Kosova e shtyn fillimin e gjysmëvjetorit të dytë
-
Mësimi nis në shumicën e komunave, hapen thirrje për aplikim për dëmet nga përmbytjet
-
Nis gjysmëvjetori i dytë, në tri komuna mësimi shtyhet si pasojë e përmbytjeve
-
Përmbytjet shtyjnë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë në tri komuna