Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestë para gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt

Dhjetëra protestues shqiptarë kanë protestuar sot para gjykatës franceze në Colmar për lirimin e Ramush Haradinajt.

Haradinaj do të paraqitet më 6 prill për herë të tretë para gjykatës franceze, ku pritet vendimi i autoriteteve franceze për lirimin e tij, raporton Albinfo.

Haradinaj është ndaluar në fillim të janarit nga autoritetet franceze me urdhërarrest të autoriteteve serbe.