Para Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës shqiptarë nga të gjitha vendet e botës kanë filluar që të grumbullohen për t’i dhënë mbështetje ish komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Seanca për Ramush Haradinajn pritet të fillojë në orën 13:00 ku do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradimin e tij, transmeton Kosova Press.
Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga Policia franceze në bazë të një fletarresti të Serbisë. Ai akuzohet për krime lufte.