Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri së bashku me kryeprokurorin e Shtetit, z. Aleksandër Lumezi kanë pritur sot delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga prokurori i përgjithshëm i Republikës së Turqisë, Mehmet Akarca, të shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, zj. Kivilcim Kiliç.
Gjatë këtij takimi, ministri Tahiri e njoftoi delegacionin turk me prioritetet e tij lidhur me sistemin e drejtësisë.
Njoftimi rreth këtij takimi bën të ditur se delegacionet e të dy vendeve shprehën interes të veçantë për shkëmbim të eksperiencave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushat përkatëse.
Prokurori i përgjithshëm Akarca, u shpreh i gatshëm ta ndihmojë sistemin e drejtësisë në Kosovë, e veçanërisht prokurorin e Shtetit.
-
Kosova e Turqia bisedojnë për thellim të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë
-
Tahiri thotë se ndihma e SHBA-së ka mundësuar që në Kosovë të luftohet terrorizmi e korrupsioni
-
Kosova e Turqia bashkëpunojnë në fushën prokuroriale
-
Turqia nuk po e zbaton një marrëveshje me Kosovën
-
Vlerësohet përkrahje e Gjermanisë në sistemin e drejtësisë