Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, sot ka pritur në takim një delegacion të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Turqisë të kryesuar nga zëvendësministri i kësaj ministrie, Bilal Uçar. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ambasadorja e këtij vendi në Kosovë, Kivilcim Kiliçi, transmeton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.
Kryeprokurori Lumezi ka falënderuar zëvendësministrin Uçar për ndihmën që shtetit turk në vazhdimësi po e jep për sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm të dy vendeve në fushën e sistemit prokurorial dhe ka shprehur gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi.
Lumezi ka thënë se ngritja e bashkëpunimit në fushën juridike – ndërkombëtar, do të jetë e dobishme për dy vendet në luftën e përbashkët të dukurive kundërligjore të nivelit vendor, rajonal dhe më gjerë.
Zëvendësministri Uçar shprehi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për sistemin prokurorial të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale të prokurorëve dhe në fusha tjera që mund të paraqiten si të nevojshme.
Lumezi gjatë këtij takimi ka folur edhe për punët që është duke i bërë institucioni i Prokurorit të Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera kundërligjore.
-
Kosova e Turqia bisedojnë për thellim të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë
-
Lumezi ka pritur në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Turqisë
-
Kryeprokurori i Shtetit dhe ambasadorja e Francës biseduan për sundimin e ligjit në Kosovë
-
Lumezi takohet me Lebet, ky i fundit shpreh gatishmërinë e Zvicrës për ta ndihmuar sistemin prokurorial në Kosovë
-
Kosova e Franca pajtohen për rritje të bashkëpunimit në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar e korrupsionit