Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e Turqia bisedojnë për thellim të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Turqisë, që po kryesohet nga prokurori i Përgjithshëm, Mehmet Akarca, kanë vizituar ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë e Kosovës.

Në vizitën e bërë në MD, delegacioni turk është pritur në takim nga ministri Abelard Tahiri, me të cilin kanë biseduar për format e bashkëpunimit të sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe atij të Turqisë.

Ndërsa, në vizitën e bërë në Policinë e Kosovës, delegacioni turk është pritur nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Shpend Maxhuni, ku kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve.

Delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë gjatë ditës do të vizitojë edhe Prokurorinë Themelore të Prizrenit.