Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vlerësohet përkrahje e Gjermanisë në sistemin e drejtësisë

Drejtësisë, Abelard Tahiri, priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, transmeton Koha.net.

Ata, sipas kumtesës ministrore, diskutuan për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë, sfidat, të arriturat dhe orientimet strategjike në këtë sektor.

Tahiri, e njoftoi Heldin me prioritetet dhe hapat e ndërmarrë deri më tani, veçmas në proceset që lidhen me rishikimin e legjislacionit penal dhe atë të fushës civile.

Po ashtu, u diskutua edhe për qasjen e re legjislative ndaj fushave prioritare që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, parandalimit të konfliktit të interesit, konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, si dhe ndryshimeve që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave.

Ai shprehu konsideratë të lartë për ndihmën që Gjermania ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë për Republikën e Kosovës gjatë tërë kursit të konsolidimit të shtetit dhe në fushën e sundimit të ligjit në veçanti.

Artikuj të ngjashëm