Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në një takim të përbashkët ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, si dhe Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.
Në takim, ministri Tahiri ka njoftuar ambasadorët për punën që është bërë në përmirësimin e legjislacionit, si dhe për reformat tjera të ndërmarra, Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe agjendën e përbashkët me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial “Drejtësia 2020”.
Siç njofton komunikata, Tahiri ka deklaruar se kohët e vështira në funksionimin e sektorit të drejtësisë po tejkalohen, dhe se nuk duhet të humbet mundësia që gjyqësori në Kosovë të jetë i besueshëm për të gjithë qytetarët.
Nga ana e tyre, ambasadorët kanë dhënë mbështetjen e tyre për “Drejtësia 2020”, duke theksuar se kjo agjendë tregon përkushtimin e fuqishëm që kanë institucionet vendore, përtej obligimeve legjislative, për zgjidhjen e shumë problemeve me mirëbesim.
Gjatë takimit, Ministri dhe Ambasadorët biseduan edhe për organizimin e punëtorisë me karakter trajnues për agjencitë e zbatimit të ligjit dhe Policinë e Kosovë në luftën kundër korrupsionit që do të mbahet javën e ardhshme në Prishtinë.
-
Tahiri: Sundimi i Ligjit po merr qasjen dhe drejtimin e duhur
-
Shqipëria i ofron Kosovës mbështetje për integrimet evropiane
-
Tahiri informon ambasadorët e BE-së për zhvillimet në sundimin e ligjit
-
Tahiri shpalos para Kosnettit reformat në drejtësi
-
Tahiri thotë se ndihma e SHBA-së ka mundësuar që në Kosovë të luftohet terrorizmi e korrupsioni