Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj B.Sh. dhe M.Q. për spiunazh.
Prokuroria ka njoftuar se pas zhvillimeve të hetimeve ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar se ata kanë kryer veprën penale “Spiunazhi”.
“Për dy të pandehurit B.Sh dhe M. Q. ekziston dyshimi i bazuar mirë se secili veç e veç, me veprimet e tyre e kanë kryer veprën penale ‘Spiunazhi’ nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK–së, kurse, i pandehuri M.Q edhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ nga neni 366 par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.
Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënoj sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, prokurori i rastit, ka kërkuar nga gjykata që të pandehurve tu vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor, ngase ka vlerësuar se ende ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e masës së tillë.
B.Sh. ka qenë punonjës i Doganës së Kosovës, por nga ky institucion patën sqaruar se ai ishte pushuar nga marrëdhënia e punës në doganë dy dekada më parë.
Edhe
Një muaj paraburgim të dyshuarve për spiunazh
Ata ishin arrestuar në qershor të vitit të kaluar, me dyshimet për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).
Gjatë kontrollit në lokacionin e dy të dyshuarve në cilësi të provave materiale ishin gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gas-maska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera.
-
Dy të arrestuar në Ferizaj për spiunazh me BIA-n e Serbisë
-
Aktakuzë ndaj Jevtiqit, ish-togeri që ia mundësoi BIA-s serbe qasjen në kompjuter zyrtar
-
Prokuroria: Sheholli, me udhëzime të BIA-s, mblidhte dhe publikonte informacione në media
-
Aktakuzë për spiunazh ndaj Hysri Selimit, paguhej nga 700 € në muaj për informatat që ia jepte BIA-s