Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me nga 8 muaj burg për deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku, dhe 1 vit për të arrestuarin Durim Bami.
Prokuroria i akuzon këta shtetas për “kallëzim të rremë”. Prokuroria ka pranuar në seancën e sotme ku është dhënë pretenca gjykimin e shkurtuar.
Deputeti Tom Doshi akuzoi Presidentin Ilir Meta, asokohe kryetar Kuvendi në vitin 2015 se i kishte organizuar një atentat. Durim Bami, njeriu që do kryente atentatin, ndodhet në burg.
Mësohet se tre të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar. Seanca për mbrojtjen e Tom Doshit dhe Durim Bamit pritet të zhvillohet më 4 korrik të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohet Tom Doshi, dënohet Bami dhe Frroku
-
Policia në Shqipëri nis hetimet për dhunën në protestën e 7 tetorit
-
Rusia thotë se do t’i dënojë me burgim të përjetshëm autorët e sulmit në Moskë
-
Lirohen nga akuza të dyshuarit për sulmin në Kuvend
-
Më 4 mars kthehet në rigjykim rasti i sulmit ndaj Kuvendit