Dy të pandehurit e implikuar në sulmit terrorist në Sallën e Koncerteve Crocus po përballen me mundësinë e burgimit të përjetshëm, siç raportohet nga media shtetërore ruse.
Të dyshuarit – të identifikuar si Dalerdzhon Mirzoyev dhe Saidakrami Rachabalizoda u paraqitën në një gjykatë në Moskë të dielën për akuzat në lidhje me sulmin.
Të dy personat akuzohen për kryerjen e një akti terrorist dhe mund të dënohen me burgim të përjetshëm, sipas medias shtetërore RIA Novosti. Prokuroria ka kërkuar si masë sigurimi paraburgimin për të dy të pandehurit.
Autoritetet i kanë kërkuar gjykatës që të zhvillojë seancën dëgjimore të Mirzojevit me dyer të mbyllura për të mbrojtur integritetin e procedurave, njoftoi media shtetërore TASS.
-
Rusia dënon me burgim të përjetshëm katër të akuzuar për sulmin me 149 të vdekur
-
Gjykata ruse ua vazhdon paraburgimin katër të dyshuarve për sulmin në Moskë
-
Gjykata ruse akuzon katër persona lidhur me sulmin në Moskë
-
Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur
-
Rusia arreston edhe një të dyshuar për sulmin në Moskë