Një gjykatë në Rusi ka dënuar me burgim të përjetshëm të enjten katër burrat e Taxhikistanit dhe 11 bashkëpunëtorë për përfshirjen e tyre sulmin masiv ku u vranë 149 persona në një sallë koncertesh pranë Moskës dy vjet më parë, ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Prokurorët kanë akuzuar 19 persona në lidhje me të shtënat në Sallën e Qytetit, Crocus më 22 mars 2024, sulmi më vdekjeprurës i tillë në Rusi në dy dekada. Shteti Islamik-Khorasan, ose ISIS-K, kishte marrë përgjegjësinë.
Katër të pandehurve të tjerë u kanë dhënë dënime që varionin nga 19 deri në 22 vjet burgim.
Gjykimi i tyre është mbajtur me dyer të mbyllura, siç është zakon me raste të tilla në Rusi, dhe nuk dihet nëse të dënuarit do ta apelojnë vendimin.
ISIS-K është dega afgane e grupit militant që dikur kërkonte kontroll mbi pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë. Po ashtu është përgjegjëse për disa sulme të tjera të planifikuara në Rusinë jugore dhe Azerbajxhan vitet e fundit.
-
Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur
-
Rusia sulmon me dronë Ukrainën, të paktën 12 të vrarë
-
Rusia fajëson Ukrainën për sulmin me bombë në Moskë që la pesë të vdekur
-
Tre të vdekur në qendër të Moskës nga një bombë të cilën e mbante një grua
-
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet një katedrale shekullore në Kiev