Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia kanë nisur mbledhjen e informatave për varrimin që u organizua në këtë Komunë e ku besohet se u infektuan shumë persona me COVID-19.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për KTV-në se nuk ka aktvendim për fillim të hetimeve por vetëm mbledhje e informacioneve nga prokurori e policia.
“Janë duke u ndërmarrë veprime parahetimore, me u mbledh sa më shumë informata dhe pastaj me e pa a ka të bëjë vetëm me mosrespektim të masave apo ka elemente të ndonjë vepre penale”, ka thënë Nikçi.
Ai ka shtuar se varësisht nga informatat e grumbulluara, prokurori do të kuptoj se për çfarë vepre penale ka dyshime.
Megjithatë, KTV merr vesh se Policisë e Prokurorisë iu duhet më shumë kohë për këtë rast për shkak të vështirësive në intervistimin e të dyshuarve sepse shumë prej tyre janë pozitiv me koronavirus dhe janë duke u trajtuar ose në vetizolim.
Vetëm të enjten 26 raste kanë qenë pozitivë në Pejë, të gjithë raste kontakte nga varrimi i fillimit të prillit në këtë komunë.
-
Një prokuror në Pejë rezulton pozitiv në COVID-19
-
Pjesëmarrja në varrimin e një 17-vjeçareje në Pejë, shkak për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus
-
Në Pejë po votojnë edhe familjet e izoluara me COVID-19
-
21 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
107 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës