Një prokuror në Pejë ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, një pjesë e stafit që kanë pasur kontakt me personin e infektuar, janë vetizoluar.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës pas kësaj situate të krijuar, ka kërkuar të veprohet sipas Planit për Menaxhimit të Krizës të hartuar nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Një pjesë e punës është pezulluar për shkaqe sigurie, ndërsa tutje do veprojmë sipas koordinimit me Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik në Kosovë, ku pritet të bëhen testimet e stafit të Prokurorisë Themelore të Pejës”, ka thënë Nikçi për KOHËN.
Po ashtu, sipas tij, sot do bëhet dezinfektimi i të gjitha hapësirave në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës.
-
Rezulton pozitiv një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, izolohet
-
Prokuroria dhe Policia po mbledhin informata për varrimin në Pejë, nga ku u infektuan shumë persona
-
Plagoset një person në Pejë
-
Në Spitalin e Pejës po trajtohen vetëm dy pacientë me COVID-19
-
Në Pejë po votojnë edhe familjet e izoluara me COVID-19