Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se po ndërmerren të gjitha veprimet për zbardhjen e rastit tragjik në Jabllanicë të Gjakovës, ku vdiqën tre fëmijë si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë orët e vona të së shtunës tre fëmijë vdiqën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.
Në njoftim thuhet se në mesnatë Prokuroria është njoftuar nga Policia e Kosovës për shembjen e objektit të pabanuar që ka rezultuar me vdekjen e tre fëmijëve që ndodheshin brenda objektit në momentin e shembjes.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe është iniciuar rast ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’. Prokurori i Shtetit, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.