Prokurori i Shtetit përmes një publikimi zyrtar thotë se deri në momentin e lëshimit të kësaj komunikate, nuk e ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari nga Instituti i Lozanës në Zvicër.
“Për hirë të informimit të drejtë të opinionit, në momentin që ky raport të mbërrij përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe i njëjti të pranohet në Prokurorinë e Shtetit, menjëherë do të njoftohet opinioni publik”, thuhet në njoftim.
Derisa, sot gjatë ditës avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se është njoftuar nga Instituti zviceran se ekspertiza ka ardhur në Kosovë.
Gashi, madje i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që ta dorëzojë këtë ekspertizë.
Artikuj të ngjashëm
-
Prokurori i Shtetit: Raporti për Deharin publikohet sapo të përkthehet në shqip
-
Tahiri thotë se Ministria e Drejtësisë s’ka pranuar asnjë ekspertizë për rastin Dehari
-
Avokati thotë se MD-ja e ka raportin nga Zvicra për vdekjen e Deharit, por po e mban të fshehur
-
Avokati dhe familja kërkojnë përjashtimin e prokurorit Shefkiu nga rasti “Dehari”
-
Ekspertiza zvicerane përplas familjen Dehari e pushtetin me Prokurorinë